Kthehu te Kreu

Spark AI 2

⚡ SPARK AI Ndërto biznesin tënd online me Inteligjencë Artificiale nga zero, hap pas hapi. Programi 8-javor i Helga Cacanit që të merr nga ideja e paq...

Zgjidhni Mënyrën e Pagesës
Më i Mirë
Pagesa e Plotë

Paguaj një herë, akses përjetësisht

€1,497
Kurseni €57
2 Këste

2 këste mujore

1 2
€777
/muaj
Total: €1,554
3 Këste

3 këste mujore

1 2 3
€527
/muaj
Total: €1,581
6 Këste

6 këste mujore

1 2 3 4 5 6
€277
/muaj
Total: €1,662
Vazhdo me Pagesën

Pagesë e sigurt. Akses i menjëhershëm.

Nuk keni llogari? Do të krijohet automatikisht!

Rreth Trajnimit

⚡ SPARK AI

Ndërto biznesin tënd online me Inteligjencë Artificiale nga zero, hap pas hapi.

Programi 8-javor i Helga Cacanit që të merr nga ideja e paqartë dhe të çon te një biznes online funksional: me nishen tënde, ofertën tënde, sistemet e tua të shitjes dhe AInë që punon për ty.

Pa nevojë për njohuri teknike. Pa nevojë për përvojë të mëparshme.

📦 8 module · 101 leksione · 🎥 Sesione LIVE · ♾️ Akses LIFETIME · 📄 Certifikatë

👤 2. Për kë është SPARK AI

Për ata që nisin nga zero – s'ke ide, s'ke biznes, ke vetëm dëshirën. Modulet 1 dhe 4 ndërtohen pikërisht mbi këtë.

Për ata që kanë një ide, por s'kanë filluar – mëson si ta validosh, ta pozicionosh dhe ta lançosh, pa humbur mund dhe para në rrugë të gabuara.

Për ata që kanë biznes dhe duan ta rrisin me AI – automatizim, përmbajtje, shërbim ndaj klientit dhe tunele shitjeje që punojnë edhe kur ti nuk punon.

Për profesionistët që duan të ardhura shtesë – mëson të krijosh dhe të shesësh shërbime digjitale me AI, nga shtëpia, në kohën tënde.

🎯 3. Me çfarë largohesh pas 8 javëve

Nuk largohesh me shënime. Largohesh me:

✔️ Nishen tënde të përcaktuar dhe profilin e klientit ideal.

✔️ Brandin dhe prezencën tënde online (identitet, website/landing page, profil social).

✔️ Ofertën tënde të gatshme, me çmim dhe pozicionim të menduar.

✔️ Sistemin tënd të përmbajtjes, të krijuar me AI, jo me orë pune manuale.

✔️ Automatizimet e tua: chatbot, email marketing, workflow-e që punojnë 24/7.

✔️ Tunelin tënd të shitjes, nga vizitori i panjohur te klienti që paguan.

✔️ Strategjinë e marketingut dhe të lançimit, gati për ekzekutim.

✔️ Certifikatën e përfundimit të programit.

📚 4. Programi: 8 module, 32 leksione

📌 Moduli 1: Themelet e një Biznesi Online

📌 Moduli 2: Mjetet AI për Shërbime më të Mira

📌 Moduli 3: AI për Automatizimin e Biznesit

📌 Moduli 4: Të Përcaktosh Biznesin & Analiza e Tregut

📌 Moduli 5: Ndërtimi i Bazave & Hyrja në Treg

📌 Moduli 6: Rrjetet Sociale për Monetizim

📌 Moduli 7: Tunelet e Shitjes

📌 Moduli 8: Marketingu dhe Shitja

⚙️ 5. Si funksionon

📹 Leksione video të strukturuara – i ndjek në ritmin tënd, nga çdo pajisje, me një lidhje interneti.

🎓 Sesione LIVE me Helgën – pyetje, feedback dhe zgjidhje mbi rastin tënd konkret.

📝 Detyra praktike pas leksioneve – ndërton biznesin TËND ndërsa mëson, nuk mbledh teori.

👥 Komuniteti privat i studentëve – mbështetje, ide dhe llogaridhënie e përditshme.

🤝 Suport pedagogjik dhe shërbim klienti i klasit të parë – ekipi është pranë teje gjatë gjithë rrugës.

♾️ Akses LIFETIME – leksionet, materialet dhe përmirësimet e ardhshme mbeten të tuat përgjithmonë.

📄 Certifikatë e pjesëmarrjes në fund të programit.

🎁 6. Bonuset e përfshira

🎁 "Sekretet e Shitjes" – Yann Murat (vlerë 1.997€)

Psikologjia e shitjes, si t'i shesësh sipas 3 formave të trurit, etapat sekrete të shitjes.

🎁 "Si të krijoni milionin tuaj të parë" – Yann Murat (vlerë 997€)

🎁 "Si të gjeni një ide 1 milion dollarëshe" – Helga Cacani (vlerë 997€)

🎁 Takim grupor 3 muaj pas përfundimit – rikthehemi bashkë për të matur ecurinë e grupit (vlerë e paçmuar).

🎁 Template të gatshme dhe prompt-e AI – biblioteka e punës, gati për t'u përdorur nga dita e parë.

💎 Vlera totale e programit: 42.638€ + vlera të paçmuara

🌟 7. Çfarë e bën SPARK AI ndryshe

Programi i parë i plotë në shqip që të mëson si të fitosh realisht para me Inteligjencë Artificiale – jo teori për AI, por punë me AI.

Trajnim mbi aftësi dhe ide biznesi konkrete: çdo modul mbyllet me diçka të ndërtuar, jo me një kapitull të lexuar.

Nuk është kurs me teori. Në 8 javë mëson një nga fushat më të kërkuara në botë dhe zhvillohesh si profesionist i vërtetë, pavarësisht përvojës tënde të mëparshme.

Nuk je vetëm. Helga, ekipi dhe komuniteti janë pranë teje në çdo hap.

💰 8. Investimi

1497€ – pagesë e plotë

Ose me këste:

💳 777€ × 2

💳 527€ × 3

💳 277€ × 6

✨ E nis me vetëm 277€

❓ 9. Pyetje të shpeshta (FAQ)

Nuk kam asnjë njohuri teknike. A është për mua?

Po. Programi nis nga zero absolute. Moduli 1 fillon me themelet dhe çdo mjet AI mësohet hap pas hapi, me shembuj praktikë. Shumica e studentëve tanë kanë filluar pa ditur asgjë.

Sa kohë duhet në javë?

3–5 orë janë të mjaftueshme. Leksionet i ndjek kur mundesh, i ndal, i rikthen dhe i shikon në orarin tënd.

Po nëse nuk arrij të ndjek një sesion LIVE?

Sesionet regjistrohen dhe i shikon më vonë. Aksesi është LIFETIME.

Nuk kam ende një ide biznesi. A ka kuptim të regjistrohem?

Po. Modulet 1 dhe 4 janë ndërtuar pikërisht për gjetjen dhe validimin e idesë. Shumë studentë e kanë zbuluar drejtimin e tyre gjatë javëve të para.

Kam biznes ekzistues. A do të më vlejë?

Po. Modulet 2, 3, 6, 7 dhe 8 punojnë direkt mbi biznesin që ke: automatizim, përmbajtje, tunele shitjeje dhe marketing.

Sa zgjat aksesi?

Përgjithmonë. Leksionet, materialet dhe përditësimet e ardhshme mbeten të tuat.